Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sot është shpallur aktgjykim dënues ndaj zyrtarit të Komunës së Istogut Lulzim Blakaj.
I akuzuari Lulzim Blakaj u shpall fajtor dhe u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, por me pëlqimin e të njëjtit i’u zëvendësua me gjobë në shumë prej 1800€, si dhe u obligua për shpenzimet procedurale.
Kujtojmë që aktakuza është ndryshuar në seancën e datës 02.10.2024, “ I pandehuri Lulzim Blakaj akuzohet se me datë 08.10.2020 ne Istog, i pandehuri si person zyrtar me dashje e shtytë zyrtarin ligjor F.B që të përpiloj ‘’autorizimin zyrtarisht 2018’’ me qëllim që i pandehuri me këtë autorizim të vërtetoj një çështje të pavërtetë e të paraparë që ta përdorë këtë autorizim si provë në hetuesi se kinse i pandehuri ka qenë i autorizuar nga ish-kryetari tani i ndjeri Haki Rugova për t’i nënshkruar kontratat për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronave kompanisë ‘’Makon sh.p.k’’, pronë e vellait të kryetarit Haki Rugova, me të cilin autorizim i pandehuri ka vënë në lajthim organin kompetent dhe atë DHKEK-së në Prishtinë në atë mënyrë që, gjersa i pandehuri Lulzim ishte duke u intervistuar në DHKEK në Prishtinë lidhur me rastin e ish-kryetarit të komunës se Istogut tani i ndjeri Haki Rugova, zyrtarit I.H dhe L.B, ku ky i fundit nga emaili i tij personal ia dërgon zyrtarit F.B autorizimin e gatshëm “zyrtarisht/2018 të datës 18.04.2018” duke e shtytë të njëjtin që në autorizim t’i fus numrat e kontratave, ta printoj dhe t’ia dërgon kryetarit për nënshkrim, e më pas të njëjtin autorizim t’ia dergoi hetuesit H.XH, gjë që zyrtari F.B, duke menduar se po vepron ligjshëm e nën lajthim ka vepruar ashtu siç e ka shtytë i pandehuri të cilin autorizim pas nënshkrimit duke mos e protokoluar F.B ia dërgon në email zyrtarit policor H.XH,
Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale shtytje në kryerjen e veprës penale ‘’legalizim i përmbajtjes së rreme’’ nga neni 395 par . 1 e lidhur me nenin 32 të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi