DREJTËSIA SOTështë produkt i zhvilluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) nën mbështetjen e Bashkimit Evropian. Kjo platformë përfaqëson një sistem të sofistikuar të monitorimit i cili mbulon dhe raporton për të gjithë spektrin e çështjeve të cilat dëmtojnë sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Në kuptim të përgjithshëm, kjo do të arrihet duke i publikuar të gjitha mënyrat e trajtimit të rasteve brenda sistemit.
DREJTËSIA SOT ndër të tjera do të ofrojë informata të dorës së parë, të detajuara dhe kredibile për rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, të profilit të lartë/ të shenjëstruara dhe rastet e dhunës në familje/dhunës në baza gjinore.
Përmes DREJTËSIA SOT, GLPS synon të përfshijë një kulturë të re të monitorimit që në mënyrë të barabartë thekson mangësitë e institucioneve dhe t’i ekspozojë dhe t’i shpërndajë ato përmes kanaleve të ndryshme tek publiku i gjerë. Shtimi i elementit të të drejtave të njeriut në monitorimin e këtyre rasteve gjyqësore dhe mbledhjeve të Këshillave respektiv do të bëjë presionin e duhur mbi institucionet për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për çështje të tilla. Efekti afatgjatë i procesit të monitorimit do të jetë adresimi i trajtimit të çështjeve të të drejtave të njeriut në planin e punës brenda këtyre institucioneve.
Kjo iniciativë është ndërmarrë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), nën mbështetjen e Bashkimit Evropian.