Projekt i realizuar nga:

Është dhënë fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është dhënë fjala përfundimtare ku të akuzuar janë Nuhi Shala për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe Avni Stublla për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”. Në fjalën e saj përfundimtare prokurorja Ardita Beqiri ndër të tjera ka thënë se,… Continue reading Është dhënë fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Kryeparlamentarit Glauk Konjufca

Në Departamentin e Përgjithshëm – Divizionin Penal të Gjykatës Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ku kanë dëshmuar dy dëshmitarë në rastin ku Kryeparlamentari Glauk Konjufca akuzohet se më datë 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës. Dëshmitarë në këtë seancë ishin… Continue reading Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Kryeparlamentarit Glauk Konjufca

Gjakovë-U shpall aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, këtë të enjte është shpalluar aktgjykimi ndaj të akuzuarve Adriana Qela-Baraku, Jeton Dalladaku, Gazmend Hoti për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ në bashkëkryerje dhe Behar Ferizi për veprën penale ‘’Deklarim i rremë nën betim’’. Është shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Adriana… Continue reading Gjakovë-U shpall aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve për Korrupsion