Projekt i realizuar nga:

KGJK shqipton masa disiplinore ndaj tre gjyqtarëve për pjesëmarrje në aktivitete politike

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka publikuar vendimet disiplinore për gjyqtarët Ljiljana Stevanoviq, Nikolla Kabashiq dhe Lidija Vuquroviq, lidhur me dyshimin për pjesëmarrje në aktivitetet e partisë politike “Lista Serbe”. Më këtë rast, KGJK ka vendosur që të propozojë shkarkimin e Stevanoviq dhe Kabashiq nga detyra e gjyqtarit ndërsa ka shqiptuar vërejtje publike me shkrim… Continue reading KGJK shqipton masa disiplinore ndaj tre gjyqtarëve për pjesëmarrje në aktivitete politike

Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit për Mosdeklarim të pasurisë

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm gjyqtari Sabit Sadikaj konstatoi se nuk ka kushte për tu mbajtur seanca pasi që mungoi dëshmitari B.K ndaj të cilit prokurori i rastit ka pasur që ta rirmarrë në pyetje. Në këtë çështje penale i akuzuar është Skender Hyseni për mos raportim apo raportim të rremë… Continue reading Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit për Mosdeklarim të pasurisë

Dështoi të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin Special kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli konstatoi se nuk ka kushte për tu mbajtur seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Të akuzuar në këtë çështje penale janë Dhurata Hoxha, Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa, Gëzim Dushi. Gjyqtari Vesel Ismajli konstatoi se të pranishëm… Continue reading Dështoi të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prishtinë-Anulohet seanca në rastin e Keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe Mashtrimit me subvencione

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është anuluar seanca gjyqësore ndaj ish-zyrtares së Komunës së Prishtinës, Zoja Krasniqi, e cila po akuzohet për mashtrim me subvencione, duke u mundësuar familjarëve të saj Albulena Rama – Gashi, Dafina Çela, Arjeta Koraqi, Armend Gashi dhe Valon Bllacaku, të cilët janë poashtu të akuzuar, të përfitojnë në mënyrë të… Continue reading Prishtinë-Anulohet seanca në rastin e Keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe Mashtrimit me subvencione

Dështon të mbahet sërish seanca ndaj ish-këshilltarit komunal të Fushë-Kosovës për mosdeklarim pasurisë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet sot seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-këshilltarit komunal të Fushë-Kosovës, i cili akuzohet për mosdeklarim të pasurisë. Seanca dështoi të mbahet përsëri për shkaqe shëndetësore të të akuzuarit Beqir Ismajli, për të cilën njoftoi mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Arsim Bilalli. Mbrojtësi Bilalli kërkoi poashtu  nga… Continue reading Dështon të mbahet sërish seanca ndaj ish-këshilltarit komunal të Fushë-Kosovës për mosdeklarim pasurisë