|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështoi të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin Special kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli konstatoi se nuk ka kushte për tu mbajtur seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Të akuzuar në këtë çështje penale janë Dhurata Hoxha, Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa, Gëzim Dushi.

Gjyqtari Vesel Ismajli konstatoi se të pranishëm në sallë ishin  prokurorja e rastit, të akuzuarit me mbrojtësit e tyre përveq mbrojtëses të akuzuarit Gëzim Dushi që nuk ishte e pranishme në sallë për arsye personale. Pasi që u konstatua mungesa e mbrojtëses të të akuzuarit Gëzim Dushi kjo seancë dështoi që të vazhdoj me shqyrtimin gjyqësor. Gjyqtari kërkoi nga mbrojtësja e  Gëzim Dushit që në seancën e radhës të paraqes dëshmi për të arsyetuar mungesën e saj.

Në këtë seancë ishte paraparë të dëgjoheshin dy dëshmitarë, njëri prej tyre mungoi në seancë edhe pse ishte ftuar me rregull.

Shqyrtimi gjyqësor vazhdon me datë 31 tetor 2023 nga ora 09:30

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë. 

Monitoruar nga Arta Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter