|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sot ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve Jashar Blakaj, Rexhep Blakaj, Rrustem Gashi, Isa Hoxhaj si dhe Besart Dreshaj që të gjithë zyrtar me pozita të ndryshme në Komunën e Istogut të cilët po akuzohen për Korrupsion.

Për shkak të kushteve atmosferike si fakt notor ka dështuar të mbahet seanca e sotme pasi që pothuajse të gjithë palët nuk ishin prezente.

Andaj, në këto rrethana seanca e sotme është shtyer për muajin janar të vitit 2025.

Sipas aktakuzës së  Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 07.09.2022, në këtë rast akuzohen 5 zyrtar të komunës së Istogut  Jashar Blakaj, Rrustem Gashi, Rexhep Blakaj, Isa Hoxhaj dhe Besart Dreshaj.

Ata ngarkohen se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,  “Konflikt i interesit” dhe  “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter