|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit për Mosdeklarim të pasurisë

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm gjyqtari Sabit Sadikaj konstatoi se nuk ka kushte për tu mbajtur seanca pasi që mungoi dëshmitari B.K ndaj të cilit prokurori i rastit ka pasur që ta rirmarrë në pyetje. Në këtë çështje penale i akuzuar është Skender Hyseni për mos raportim apo raportim të rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Gjyqtari konstatoi se të pranishëm në sallë ishin prokurori dhe i akuzuari Skender Hyseni me mbrojtësin e tij, kurse dëshmitari B.K si zyrtar në Agjencinë Kundër Korrupsion mungoi në seancë edhe pse ka qenë i njoftuar për këtë seancë.

Prokurori deklaroi se mendoj që duhet të jetë i pranishëm dëshmitari pasi që në pyetjen e parashtruar nga gjyqtari nuk ishte përgjigjur, pasi që prokurori që ka prezentuar në seancën ku është marrë në pyetje dëshmitari ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit dhe seanca është ndërprerë. Dhe poashtu gjykata pasi ta marrë në pyetje dëshmitarin sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale prokurorit duhet të ia jep mundësinë e rimarrjes në pyetje të dëshmitarit meqenëse është propozuar nga prokurori i shtetit si dëshmitarë përfaqësuesi i Agjenciës për Parandalimin e Korrupsionit.

Mbrojtësi i të akuzuarit Skender Hyseni ka kundërshtuar propozimin e prokurorit  që seanca të shtyhet dhe të ftohet dëshmitari nga AKK pasi që konsideroj se të gjitha pyetjet janë konsumuar të gjitha pyetjet janë parashtruar nga prokurori dhe nga ana e palës mbrojtëse andaj propozoj që të vazhdoj seanca për shkak të ekonomizimit të çështjes.

Gjyqtari mori aktvendim me të cilin aprovoi propozimin e prokurorit ashtu që seanca ndërpritet për të vazhduar seanca me datën 21 nëntor 2023 nga ora 13:30.

Sipas aktakuzës të Prokurorisë Themelore Prishtinë e ngritur me datë 10 dhjetor 2021 i akuzuari ngarkohet me akuzën se në cilësi të zyrtarit të lartë publik-Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, me dashje nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes së detyrës Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ashtu që nuk e ka deklaruar veturën e tipit Volkswagen, viti i prodhimit 2013 në vlerë prej 13.000 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Arta Hyseni dhe Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter