Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, u mbajt seanca në rastin ndaj të akuzuarve: Artan Ferati dhe Besnik Beshi, të cilët akuzohen nga Prokuroria për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’& ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.
Me trup gjykues të përbërë nga kryetarja e trupit gjykues: Allten Murseli dhe antarët e trupit gjykues Gazmend Bahtiri dhe Gezim Ademi.
Fillimisht, me propozimin e prokurores së shtetit Fatmire Cacaj, që të lexohet procesverbali dt.18.01.2021, ku dëgjohet dëshmitari B.L, për të cilin palët skan pasur ndonjë kundërshtim.
Tutje, seanca ka vazhduar me fjalën përfundimtare nga ana e prokurores së shtetit e cila në mes tjerash ka deklaruar se: edhe në këtë rigjykim mbetën në tërsi pranë aktakuzës së ngritur kundër të akuzuarëve dhe se n’bazë të provave përsonale dhe materiale është vërtetuar plotësisht dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit me veprimet e tyre të kundërligjshme kan kryer këto vepra penale për të cilat ngarkohen. Gjithashtu I ka propozuar gjykates që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohen, duke propozuar që të vlersohen të gjitha rrethanat lehtësuse dhe rënduse me rastin e shqiptimit të lartësis së dëenimit conform ligjit.
Përfaqësuesi i Doganes së Kosoves si palë e dëmtuar,Bekim Fetahu në fjalen e tijë përfundimtare ka mbështetur në tërsi fjalen e prokurores së shtetit duke shtuar se malli i cili është objek i trajtimit në këtë çështje të konfiskohet në mënyrë të përhershme dhe sparaqsin kërkesë pasusoro juridike.
Mbrojtesi i të pandehurit Artan Ferati, avokati Florent Latifaj,ka theksuar se mbeten pranë fjalës përfundimtare të dhënë në shqyrtimin e mëhershëm duke shtuar se në dëshmin e dëshmitarit A.A. është vërtetuar se I mbrojturi I tij e kishte njoftuar të njejtin si epror të tij se furgoni ka ikur nga vendi i ngjarjes. Tutje, I njejti ka shtuar se prokuroria ska arritur të vërtetoj veprën penale të kryer nga i mbrojturiiI tij dhe se krejt qka ka mundur të bëhetnë këtë rast, ka qen ngritja e një procedure të brendshme disiplinore nga Dogana e Kosovës ku do i tërhëqej vërejtja në lidhje me mbikyrjen e asgjesimit të mallrave edhe në raste të përkeqsimti shëndetësor të ndonjë përsoni përgjegjes në atë procedur, dhe I ka propozuar gjykates që ndaj të njejtit marr aktgjykim lirues.
Mbrojtësi I të pandehurit Besnik Beshi, avokati Forti Skoro, pas dorëzimit të fjalës përfundimtare me shkrim ka elaboruar se në rastin e të mbrojturit të tij gjykata e shkalles se parë ka vendosur në mënyrë të drejtë duke e liruar nga akuza, si dhe me aktgjykimin e Gjykates se Apelit, ku e njejta se ka gjetur fajtor në munges të provave. Gjithashtu I njejti ika propozuar gjykates që ndajë të njejtit të marr aktgjykim lirues.
Të pandehurit kan mbështetur në tërsi fjalën përfundimtare të mbrojtësve të tyre.
Gjithashtu, gjykata ka caktuar shpalljen e aktgjykimit me datë 25.07.2024 në ora 11:00
Rikujtojm që më datë 18 Nëntor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor dhe dënuar me 6 muaj burgim efektiv të akuzuarin Artan Ferati, për vepren penale ‘Keqpërdorim të detyrës zyrtare’, ndërsa e kishte liruar nga akuza të akuzuarin tjeter Besnik Beshi, për vepren penale ‘Falsifikim të dokumentit zyrtar’.
Kurse Gjykata e Apelit më 13 korrik 2023 kishte marrë vendim për të kthyer çështjen në rigjykim, duke aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Artan Ferati, avokatit Florent Latifaj.
Përndryshe , sipas aktakuzës së ngritur më 29 korrik 2016, Xhevdet Rama me dashje kishte ndihmuar doganierin Artan Ferati për të kryer vepër penale me vënien në dispozicion të mjeteve për kryerjen e veprës penale. Siç thuhet në aktakuzë, më 1 prill 2016, rreth orës 13:30, duke përcjellë me veturën e tij, furgonin që e kishte drejtuar, i akuzuari Selatin Krasniqi, me vetëdije të plotë e kishte transportuar oficerin doganor Artan Ferati prej ZBD në Prizren, deri në Prishtinë.
Më pas, thuhet se me të arritur në SHPK “Eri Group” për asgjësim të 2 mijë e 880 copë të parfumeve “Paco Rabane 1 Milion”, si produkte të ndaluara, të importuara nga Kina prej importuesit N.T.T.SH “Te Bashkimi”, me pronar Bashkim Latifin, me dëshirë që i akuzuari Ferati të mos përkujdesej për mbarëvajtjen e procesit të shkarkimit dhe shkatërrimit të plotë të mallit të falsifikuar, sipas urdhrit të të akuzuarit Rama, punëtorët fizikë i kishin nxjerrë vetëm dy paketa dhe i kishin dërguar te presa, ku ato ishin asgjësuar.
Tutje, thuhet se paketat tjera nuk ishin shkarkuar nga furgoni dhe me to ishte larguar furgoni i drejtuar nga Avdullah Latifi.
Pastaj, sipas aktakuzës, këtë furgon e kishin ndaluar hetuesit e kundër kontrabandës së Doganës së Kosovës dhe gjatë kontrollit kishin gjetur dhe konfiskuar parfumet e destinuara për shkarkim, kurse i akuzuari Ferati ishte larguar nga vendi i ngjarjes bashkë më të akuzuarin Krasniqi, e më pas ishte larguar edhe i akuzuari Rama.
Ndërkaq, i akuzuari Latifi thuhet se së bashku me të akuzuarin Artan Ferati, si persona zyrtarë kishin shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe nuk i kishin përmbushur detyrat me qëllim që tjetri të fitojë dobi pasurore.
Këtë thuhet se e kanë bërë më 1 prill 2016, gjatë procesit të asgjësimit të produkteve të parfumit, i akuzuari Ferati si doganier dhe i akuzuari Latifi punëtor në NP “Te Bashkimi” në Prishtinë, pas shkatërrimit të dy paketave, nuk ishin interesuar edhe për shkarkimin e produkteve të tjera të mbetura në furgon dhe asgjësimin e tyre përmes presës speciale.
E pas konfiskimit të të njëjtave nga Njësiti Anti-Kontrabandë i Doganës së Kosovës, Latifi thuhet se i kishte prezantuar hetuesve dy fatura dhe kuponë fiskal me shënimin kinse po transportohet ujë tualeti.
Të akuzuarin Latifi, Prokuroria e ngarkonte me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Ramën e akuzonte për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse
nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Monitorues Ilir Koçani










