Projekt i realizuar nga:

Mbahet seanca në rastin e të akuzuarit për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar në rastin ndaj të akuzuarit Liman Buzoku, i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore për veprën penale ‘Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’. Në seancën e sotme i akuzuari Buzoku u tërhoq nga marrëveshja për pranimin e fajësisë, që kishte lidhur me prokurorin e rastit,… Continue reading Mbahet seanca në rastin e të akuzuarit për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Anulohet seanca në rastin ndaj zyrtarit të MI-së dhe drejtorit të një kompanie private

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, është anuluar seanca ndaj të akuzuarve Begzat Musliu dhe Naim Sallahu të cilët po akuzohen se kanë kryer veprat penale: ‘Keqpërdorimi i pozitës apo detyrës zyrtare’, dhe ‘Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik’. Seanca e cila ishte paraparë të mbahej sot me datë, 16… Continue reading Anulohet seanca në rastin ndaj zyrtarit të MI-së dhe drejtorit të një kompanie private

Mungon i pandehuri, edhe një seancë e dështuar në rastin “Toka”

Në Gjykatën e Prishtinës, Departamentin Special, në mungesë të të pandehurit Shaban Syla, dështoi të mbahej edhe një seancë në rastin e njohur si “Toka”. Seanca e datës 16 korrik ishte e paraparë që të ishte seanca e fjalëve përfundimtare por që njëlloj si në seancën e 15 korrikut nuk u plotësuan kushtet e parapara… Continue reading Mungon i pandehuri, edhe një seancë e dështuar në rastin “Toka”

Fillon rishtazi shqyrtimi gjyqësor në rastin e të akuzuarit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ndaj të akuzuarit Sadik Tahiraj, i cili akuzohet se ka tejkaluar kompetencat e tij në rastin e renovimit të kulmit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rilindja” në Dobroshevc. Shqyrtimi gjyqësor në këtë rast filloi rishtazi, për shkak të ndryshimit në… Continue reading Fillon rishtazi shqyrtimi gjyqësor në rastin e të akuzuarit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare