|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Avancohen dy prokurorë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës

Nga data 15 shtator 2023, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) do t’i shtohen edhe dy prokurorë të rinj, raporton “Drejtësia Sot”.

Bëhet fjalë për prokurorin Shpëtim Peci dhe prokuroren Sebahate Hoxha-Pepaj, të cilët u vlerësuan si kandidatët më të suksesshëm në konkursin për avancim e dy prokurorëve në PSRK.

Në prezantimin e raportit nga kryesuesi i Komisionit për Avancim, Besim Kelmendi, u bë e ditur në këtë konkurs kishin aplikuar nëntë prokurorë, ndërsa vetëm shtatë prej tyre kishin marrë pjesë në procesin e intervistimit.

Sipas Kelmendit, pas vlerësimit të kritereve që përcaktohen me rregulloren në fuqi, Komisioni propozoi prokurorët Shpëtim Peci dhe Sebahate Hoxha-Pepaj që të votohen nga KPK për t’u avancuar në Prokurorinë Speciale.

Nga dhjetë anëtarët që ishin prezent në takimin e sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), gjashtë prej tyre votuan pro avancimit të dy prokurorëve ndërsa katër të tjerë abstenuan.

Ndryshe, u bë e ditur që lidhur me konkursin për avancimin e dy prokurorëve në PSRK, kundërshtim kishte paraqitur kandidatja – prokurorja Bukurije Gjonbalaj, por ky kundërshtim u hudh poshtë me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit.

Takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës po vazhdon me pikat e tjera të rendit të ditës./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter