Projekt i realizuar nga:

Dështon të mbahet seanca ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku Jakup Tërnava, në cilësi të drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Fushë-Kosovës  dhe zyrtarët Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Për vazhdimin e seancës së sotme nuk pati kushte ligjore… Continue reading Dështon të mbahet seanca ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Shpallet aktgjykim lirues ndaj ish-zyrtarit të “ProCredit Bank” i akuzuar për Korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, sot ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Durim Xhiha, ish-punonjës i Procredit Bank. I njëjti akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gjykata në këtë shpallje të njëjtin e liroi nga akuza, me arsyetimin se nga… Continue reading Shpallet aktgjykim lirues ndaj ish-zyrtarit të “ProCredit Bank” i akuzuar për Korrupsion

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për krim të organizuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve Fatmir Musliji dhe Brahim Xhemajli. Ata po akuzohen se duke vepruar në bashkëpunim kriminal ndërmjet vete kanë kryer veprën penale “Krimi i organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave… Continue reading Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për krim të organizuar

Dënohet me burgim prej 30 ditëve i akuzuari që ka kanosur deputetën e Kuvendit të Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, sot ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Afrim Bajrami.  Të njëjtin e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, i cili denim do të ekzekutohet pasi që vendimi të merr formën e prerë. Poashtu, gjykata të njëjtit, kohën e paraburgimit të kaluar prej 30 ditësh… Continue reading Dënohet me burgim prej 30 ditëve i akuzuari që ka kanosur deputetën e Kuvendit të Kosovës