Projekt i realizuar nga:

Është dhënë mbrojtja e Drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Klinës i akuzuar për Korrupsion

Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, sipas agjendes së caktuar është dhënë mbrojtja e të akuzuarit të parë ku të akuzuar janë Lorenc Marleku, Nazif Gashi dhe Ali Gashi që të tre të akuzuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Mbrojtjen e tij e dha Drejtori i… Continue reading Është dhënë mbrojtja e Drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Klinës i akuzuar për Korrupsion

Dëgjohen dëshmitarët e radhës në rastin ‘Subvencionet 1’

Në seancën e sotme, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me trupin gjykues Kujtim Krasniqi si kryetar, dhe anëtarët Valon Kurtaj dhe Lutfi Shala, është mbajtur seanca e radhës në rastin ‘Subvencionet 1’. Të akuzuar janë: Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani,… Continue reading Dëgjohen dëshmitarët e radhës në rastin ‘Subvencionet 1’

Dëgjohen dy dëshmitarë ndaj ish-ushtruesit të detyrës së Sekretarit të MI-së

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve – ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), Nebih Shatri, ish-drejtori i Departamentit të Automjeteve në MI, Kadri Krasniqi dhe ish- Këshilltarit Politik në MI, Pjetër Ndou. Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Fatime… Continue reading Dëgjohen dy dëshmitarë ndaj ish-ushtruesit të detyrës së Sekretarit të MI-së

Mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të rënda, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor në rastin e të akuzuarit Sherif Hoti, i cili akuzohet nga Prokuroria për veprën penale, Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar. Prokurorja e shtetit, Shënaj Berisha në fjalën hyrse theksoi se përgjatë shqyrtimit do të dëgjohen dëshmitarë si dhe do… Continue reading Mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare