|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Është dhënë mbrojtja e Drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Klinës i akuzuar për Korrupsion

Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, sipas agjendes së caktuar është dhënë mbrojtja e të akuzuarit të parë ku të akuzuar janë Lorenc Marleku, Nazif Gashi dhe Ali Gashi që të tre të akuzuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Mbrojtjen e tij e dha Drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, i akuzuari Lorenc Marleku, i cili ndër të tjera ka deklaruar se, me datë 28.12.20217 ka marr mandatin si drejtor i DUMM-it nga kryetari i Komunës së Klinës si pozitë politike ku aty ka ushtruar detyrën e drejtorit, ka menaxhuar me prokjetet dhe ka drejtuar punën e stafit profesionist që ka qenë në drejtori. Ku gjatë deklarimit të tij ka treguar rolin e tij si drejtor si në vijim, kërkesa vjen tek zyrtari i planifikimit urban pastaj shkon tek zyrtari i lejeve mjedisore e së fundmi tek shefi i ndërtimit apo juristi, kështu që çdo dokumentacion i cili është kompletuar nga stafi ka ardhur në zyrën e tij për nënshkrim dhe pas vërtetimit për kompletim të dokumetacionit drejtori ka kërkuar arsyeshërimë e kësaj leje sepse nuk ka qenë i profesionit dhe këtë nënshkrim nuk e ka bërë atë ditë por pas konsultimit në Ministri edhe disa konsultime të tjera të cilat e kanë bindur që duhet të nënshkruaj pasi që është e ligjshme. Dhe gjithashtu ka potencuar se për vendime të tilla është konsultuar me stafin e tij profesionit të kësaj drejtorie.

Gjatë deklarimit të tij i akuzuari Marleku ka sqaruar se ka zbatuar vendimin e Asamblesë Komunale si organ me i lart legjislativ në kuadër të Komunës, pasi që pala e pa kënaqur ka bërë ankesë në Asamblen Komunale për korrigjimin e vijës ndërtimore dhe kjo e fundit e ka miratuar ankesën dhe e ka bërë korrigjimin e vijës ndërtimore në largësi prej 10m prej hekurudhës. Gjithashtu ka shtuar se, të gjitha vendimet që janë si prova të administruara në gjykatë dëshmojnë se lejet janë lëshuar në përputhje me Planin Rregullues Urban si dhe me Hartën Zonale.

Gjatë pyetjeve nga mbrojtja i akuzuari Lorenc Marleku ka deklaruar se, për lejet ndërtimore të lëshuara ka pas auditim të brendshëm dhe të jashtëm  dhe se nuk ka pasur të gjetura negative dhe po atë vit komuna ka marr grant nga Qeveria përshkak të rezultateve të arritura.

Gjatë pyetjeve të parashtruara nga prokuroria, i akuzuari Marleku është deklaruar se, sa i përket dosjes së subjektit ‘’Elite Residence’’ zyrtari kompetent në këtë rast i akuzuari Ali Gashi i ka sjellë dokumentet për nënshkrim dhe pas verifikimit se gjithçka është në rregull dhe i bazuar në PRRU dhe në Hartën Zonale të njëjtjat i ka nënshkruar. Gjithashtu i akuzuari ka sqaruar që si ekzekutiv janë të obliguar që t’i zbatojnë vendimet e asamblesë komunale kur marrin formën e prerë, dhe kështu janë marr vendimet në bazë të vendimit të Asamblesë Komunale, dhe se kërkesa e tij personale ka qenë që distanca të jetë 17m që nëse bie objekti mos të dëmtojë hekurudhat.

Dhe në fund i akuzuari ka sqaruar se, zyrtari i kushteve ndërtimore është zyrtaari i parë i cili e kompleton lëndën dhe pasi që vjen në përfundim që është në përputhje me ligjin atëherë i përpilon kushtet ndërimore dhe i bart zyrtarit të lejes mjedisore, dhe pasi ai ta përfundon punën i kërkohet opertatorit që të bëjë kërkesë me një plan të detajizuar të objektit. Shefi i ndërtimit nëse e shef lëndën që nuk është e kompletuar ose tek ndonjë zyrtar tjetër ai e refuzon kërkesën dhe nuk e lëshon lejen e ndërtimit ose kërkon kompletimin e dokumetacionit prej zyrtarëve paraprak, i bie që një leje ndërtimi t’i ketë tri kontrolla dhe me në fund ato vijnë tek drejtori i urbanizmit dhe se në drejtorinë e tyre ka pas raste kur nuk janë pajtuar zyrtarët me një kompletim të lejes së ndërtimit dhe e njëjta nuk është nënshkruar deri sa është kompletuar dhe ka qenë në përputhje me PRRU-në dhe hartat zonale.

 Seanca e radhës është caktuar me datë 28.03.2024.

Kujtojmë që sipas akuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të pandehurit Lorenc Marleku në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit si dhe i pandehuri Ali Gashi në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të ndërtimit dhe banimit në Komunën e Klinës si bashkryerës tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke lëshuar leje ndërtimore për mbindërtim në kundërshtim me ligjin e ndërtimit.

Ndërsa sipas akuzës i pandehuri Nazif Gashi  në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Klinës, nuk i përmbush detyrat tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke vepruar në kundërshtim me ligjin e ndërtimit, udhëzimin administrativ për mbikqyerje si dhe ligjin për inspektorat.

Që të tre të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

 Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter