|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon gjykimi ndaj 2 policëve të akuzuar për Marrje ryshfeti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin për Krime të Rënda, është mbajtur shqyrtimi gjyësor ndaj ish zyrtarëve policor Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi.

Ish policët Osmani dhe Menxhiqi akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.

Në seancën e sotme është dëgjuar dëshmitari D.H.

Lidhur me cështjen se, dëshmitari më herët a ka punuar për Mentor Maqanin, dëshmitari theksoi se, djali i tij ka punuar për Mentorin.

Ndërsa, sa i përket cështjes se a kishte kërkuar Mentor Maqani apo a kishte marrë nga i njejti ndonjë shumë të hollash lidhur me lojratat e fatit, dëshmitari bashkëpunues shtoi se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Kurse, lidhur me deklaratën se ju asnjëherë nuk i keni dhënë para Lutfi Menxhiqi-t, në pyetjen e avokatës Elsa Musa, se a është kjo e vërtet, dëshmitari bashkëpunues theksoi se kjo është e vërtet.

Në rrjedhë të kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Sulltane Hoti, njoftoi se për shkak të angazhimit të saj në dy senaca tjera në sesionin e pasditës, dëshmitari i dytë i cili ishte paraparë që të dëgjohet sot, i njejti do të dëgjohet në seancën e radhës.  

Seanca e radhës do të mbahet me datë: 03 prill 2024 nga ora 09:30.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi, në cilësinë e hetuesve në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kanë pranuar ryshfet në këmbim që të mos ndërmarrin veprime për luftimin e lojrave të fatit.

Tutje, në këtë aktakuzë thuhet se takimin e kishte organizuar i akuzuar Menxhiqi, i cili i kishte kërkuar të akuzuarit Osmani që të takohet me D.B dhe D.H, në kafenen “Central”, ku më pas i akuzuari Osmani ka pranuar shumën prej 3 mijë euro nga D.B, me qëllim që të mos pengojë veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.

Kjo shumë e parave, nga të akuzuarit ishte ndarë në dy pjesë, ku secili nga të akuzuarit kanë marrë nga 1 mijë e 250 euro, ndërsa 500 euro nga kjo shumë ja kanë dërguar kolegut të tyre F.Z, për arsyeje të një rasti tragjik që i kishte ndodhur këtij të fundit.

Me këto veprime, të akuzuarit Osmani dhe Menxhiqi akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa i akuzuari Lutfi Menxhiqi akuzohet edhe për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter