|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të rënda, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor në rastin e të akuzuarit Sherif Hoti, i cili akuzohet nga Prokuroria për veprën penale, Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Prokurorja e shtetit, Shënaj Berisha në fjalën hyrse theksoi se përgjatë shqyrtimit do të dëgjohen dëshmitarë si dhe do të administrohen prova me të cilat do të vërtetohet gjendja faktike e përshkruar sikurse në aktin akuzues. Mbrojtësi i të akuzuarit, avokat Arbër Jupolli, në fjalën hyrëse theksoi se përgjatë këtij shqyrtimi gjyqësor do të vërtetohet se i mbrojturi im nuk e ka kryer veprën e cila i vihet në barrë, për më tepër do të ofrohen prova me të cilat do të vërtetohet se nuk ka dëmtim të buxhetit publik.

Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarës H.D.

Dëshmitarja theksoi se lidhur me rastin konkret ka qenë kryetare e komisionit për vlersimin e dokumenteve. Sa i përket cështjes së vërtetimit të së kaluarës kriminale lidhur me personat të cilët aplikojnë për tender përgjegjësi e kujt është të bëjë këtë, dëshmitarja theksoi se nga ana e komisionit nuk është kompetencë vlerësimi i kësaj cështje.

Ndërsa lidhur me atë se ju deklaruat se dokumentacioni i firmave ishte në rregull,në pyetjen e avokatit Jupolli se a keni vërejtur ndonjë tentim për ndërhyrje në procesin e tenderit, dëshmitarja theksoi se nuk ka pasur dicka të tillë. Tutje, pas konstatimit të mungesës së dëshmitarëve të tjerë që ishin caktuar për dëgjim në këtë shqyrtim gjyqësor, në rrjedhë të kësaj gjykata morri aktvendim për ndërprerje të seancës.

Shqytimi i radhës u caktua të mbahet me datë: 30 mars 2024 nga ora 09:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Sherif Hoti në cilësinë e personit zyrtar në Komunën e Obiliqit, akuzohet se ka tejkaluar kompetencat e tij lidhur me cështjen e prokurimit publik në tenderin e shpallur me veprimet e tij i njejti i ka shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter