Projekt i realizuar nga:

Dëgjohen dëshmitarët ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ku të akuzuar janë Pjetër Qerimi, Bledar Kusari për veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik’’ dhe të akuzuarit  Bledar Kusari, Suad Çmega, Diamant Murseli dhe Agim Dedaj për veprën penale ‘’falsifikim i dokumentit’’.

Është dëgjuar dëshmitari J.Q, i cili ndër të tjera ka deklaruar se, të pandehurin Pjetër Qerimin e ka agjë. Në kompaninë ‘’Victory’’ i njëjti tha se është në cilësinë e menaxherit të zyrës së prokurimit. Sa i përket referncave i njëjti tha se nuk ka marr pjesë në hartimin e referencave por ka kërkuar me u lëshu referencën për punën që është bërë, si referencë të përgjithshme ku si titull e kanë vendos mirëmbajtja që ka edhe pjesë tjetër të fjalës që nuk i kujtohej pasi që janë më shumë se 5 vite ku të njëjtat nuk i kanë shiquar në çdo detaj po sipërfaqësisht. Në fund tha se, aplikimi ka qenë online dhe me sa mban në mend të gjitha veprimet  për këtë tender janë marr nga ana e tij dhe se ka nënshkruar në emër të kompanisë.

Tutje është vazhduar me dëshmitarin B.D njëherit edhe vëllai të pandehurit Agim Dedaj. Gjatë deklarimit të tij tha se, në kompaninë ‘’’Art Construction’’ është në cilësinë e manaxherin ku punon më shumë në terren. Ai tha se kontratën dhe referencën e kishte nënshkruar ish-punëtori i kompanisë për pronarin Agim Dedaj, dhe se ai tutje tha se pronari i kompanisë “Art Construction”, Agim Dedaj s’ka qenë i njoftuar e as në dijeni dhe se as vet dëshmitari s’ka qenë prezent kur është bërë nënshkrimi.

Në fund mbrojtësi i të akuzuarit Agim Dedaj, av. Bardh Maksuti i propozoi gjykatës që të caktoi ekspertizën grafologjike për t’u konstatuar në mënyrë objektive çështja se kush e ka nënshkruar, a është nënshkrimi i të mbrojturit të tij apo jo.

Të njëjtin propozime mbështetën edhe mbrojtësit e të akuzuarve Pjetër Qerimi, Bledar Kusari dhe Suad Cmega që ekspertiza e njëjtë të bëhet edhe për të njëjtit.  

Sipas akuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur me datë 22.08.2023, i akuzuari Pjetër Qerimi ka shkelur Ligjin për Prokurimin Publik, ashtu që gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik ka paraqitur dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit të autoritetit kontraktues,

me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik’’ nga neni 415 par.1 të KPRK-së.

Në dispozitivin e dytë, i akuzuari Bledar Kusari ka shkelur Ligjin për Prokurimin Publik, ashtu që gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik ka paraqitur dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit të autoritetit kontraktues,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik’’ nga neni 415 par.1 të KPRK-së.

Në dispozitivin e tretë të kësaj akuze, i akuzuari  Bledar Kusari përpilon dokumentin e falsifikuar në emër të biznesit ‘’Florida’’ SH.P.K, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal për biznesin e tij ‘’D&T Group’’ SH.P.K, me qëllim të kompletimit të dokumentacionit për tenderim,

me çka ka kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’ nga neni 390 par.1 të KPRK-së.  

Sipas dispozitivit të katërt, i akuzuari Diamant Murseli përpilon dokumente të falsifikuara, dhe atë kontratën e punës të datës 04.01.2017 për nevojat e biznesit N.SH.T. ‘’Victory Com’’, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal,

me çka ka kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’ nga neni 390 par.1 të KPRK-së. .

Tutje, në dispozitivin e pestë, i akuzuari Suad Çmega përpilon dokumente të falsifikuara, dhe atë kontratën e punës të datës 12.01.2017 për nevojat e biznesit N.SH.T. ‘’Victory Com’’, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal,

me çka ka kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’ nga neni 390 par.1 të KPRK-së. .

Dhe në dispozitivin e fundit të kësaj aktakuze, i akuzuari Agim Dedaj  përpilon dokumente të falsifikuara, dhe atë kontratën e punës të datës 25.11.2017 për nevojat e biznesit N.SH.T. ‘’Victory Com’’, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal,

me çka ka kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’ nga neni 390 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter