Projekt i realizuar nga:

Mbahet vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor për doganieret e akuzuar për ‘Keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtarë’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, u mbajt seanca në rastin ndaj të akuzuarve: Artan Ferati dhe Besnik Beshi, të cilët akuzohen nga Prokuroria për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’& ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.

Me trup gjykues të përbërë nga kryetarja e trupit gjykues: Allten Murseli dhe antarët e trupit gjykues Gazmend Bahtiri dhe Gezim Ademi.


Fillimisht, seanca  ka vazhduar me degjimin e dëshmtarit Driton Ademi, i cili në mes tjerash ka deklaruar  se ka qen udhëheqës i zyres  doganore në Prishtinë dhe se përsonalisht ska marr pjesë në proceduren e  shkatrimit të mallit të konfiskuar në diten kritike dhe për gjithë rastin është njoftuar nga Artan Ferati i cili i ka komunikuar se kishte ikur ‘Kombi’ i cili ka qen i mbushur me mall për shkatrrim nga kompania përgjegjëse.

Gjithashtu, dëshmitari ka deklaruar se caktimi i zyrtarëve për mbikqyrje bëhet me qëllim mbikqyrjen e procedures së shkatrimit të mallit të konfiskuar, që do te thot gjithë kohen duhet të ekzistoj kjo mbikqyrje, dhe në rastet të caktuara të merren masa shtesë të siguris për zbatimin e  procedures së shkatrrimit të mallit. Tutje, i njejti ka shtuar se të akuzuarit kan pasur trajnime të brendëshmë në lidhje me procedurat e shkatrimit të mallit dhe ska informacion nësë kan pasur trajnime tjera.

Pas degjjmit të deshmitarit, seanca e shqyrtimit gjyqësor ka vazhduar me administrimin e  provave materiale të njejtat si në seancen e kaluar  nga ana prokurorit të shtetit Armend Hamiti,  ndërsa në lidhje me këto mbrojta e të kuzuarve;  Avokati Florent Latifaj dhe Forti Skoro, kan pasur vërejtje në kuptim të mbrojtjes.

Tutje, shqyrtimi gjyësor ka  vazhduar me degjimin e të akuzuarit Artan Ferati, i cili në në mes tjerash ka deklaruar se; se mbetet pranë deklarates së dhënë në seancën e kaluar, ndërsa në në diten kritike në vendngjarje pas ndalimit të ‘Kombit’ kan filluar procedurat standarte dhe kan vazhduar për shkatrimin e mallit në kompanin e caktuar, ku gjatë zbrazjes së mallit ka kundermuar një erë e keqe dhe është larguar në një kafiteri aty afër  se bashku me avokatin Xhevdet Rama i cili nuk ndjehej mirë nga ana shëndetësore dhe ku pas 15 minutash ishte rikthyer kishte vërejtur se ‘Kombi’ ishte larguar dhe se ka njoftuar eprorin e tij lidhur me ngjarjen pasi ska pasur udhëzime të qarta si të veproj në kësi raste.

I njejti gjithashtu, ka shtuar se përgjegjësia e tij ka qen që ta dërgoj ‘Kombin’ nga pika A  në piken B për shkatrim të mallit dhe se obligim për mbikqyrje të procedures në tërsi ka qen e Xhevdet Rames dhe se ai ka qen vetëm në rolin e vëzhguesit.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor,  ka vazhduar me dëgjimin e të akuzuarit tjetër Besnik Beshi, i cili gjithashtu ka qendruar prapa deklaratës së dhëne në seancën e kaluar, duke shtuar se procesverbalin e ka përpiluar Flamur Hoti ndërsa ai e ka nënshkruar në mirbesim pa e lexuar, vetëm pasi e ka pyetur nësë është çdo gjë në rregull me gjendjen faktike.

Tutje, i njejti ka shtuar  se raportin e ka pasur për obligim ta nënshkruaj edhe Flamur Hoti, pasi ska qen raport i mirëfillt pa e marrur vulen e protokollit dhe pa u përfunduar puna.


Me propozim të prokurorit të shtetit që ishte zëvendësues në këtë seancë, që kjo seancë të shtyhet dhe fjalen përfundimtare ta jap prokurorja bartëse e rastit  dhe me aprovimin nga kryetarja e trupit gjykues Allten Murseli, seanca u shty për daten dt.24.07. 2024 në ora 10.

Rikujtojm që më datë 18 Nëntor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor dhe  dënuar me 6 muaj burgim efektiv të akuzuarin Artan Ferati, për vepren penale ‘Keqpërdorim të detyrës zyrtare’, ndërsa e kishte liruar nga akuza të akuzuarin tjeter Besnik Beshi, për vepren penale ‘Falsifikim të dokumentit zyrtar’.

Kurse Gjykata e Apelit më 13 korrik 2023 kishte marrë vendim për të kthyer çështjen në rigjykim, duke aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit  Artan Ferati, avokatit Florent Latifaj.

Përndryshe , sipas aktakuzës së ngritur më 29 korrik 2016, Xhevdet Rama me dashje kishte ndihmuar doganierin Artan Ferati për të kryer vepër penale me vënien në dispozicion të mjeteve për kryerjen e veprës penale. Siç thuhet në aktakuzë, më 1 prill 2016, rreth orës 13:30, duke përcjellë me veturën e tij, furgonin që e kishte drejtuar, i akuzuari Selatin Krasniqi, me vetëdije të plotë e kishte transportuar oficerin doganor Artan Ferati prej ZBD në Prizren, deri në Prishtinë.

Më pas, thuhet se me të arritur në SHPK “Eri Group” për asgjësim të 2 mijë e 880 copë të parfumeve “Paco Rabane 1 Milion”, si produkte të ndaluara, të importuara nga Kina prej importuesit N.T.T.SH “Te Bashkimi”, me pronar Bashkim Latifin, me dëshirë që i akuzuari Ferati të mos përkujdesej për mbarëvajtjen e procesit të shkarkimit dhe shkatërrimit të plotë të mallit të falsifikuar, sipas urdhrit të të akuzuarit Rama, punëtorët fizikë i kishin nxjerrë vetëm dy paketa dhe i kishin dërguar te presa, ku ato ishin asgjësuar.

Tutje, thuhet se paketat tjera nuk ishin shkarkuar nga furgoni dhe me to ishte larguar furgoni i drejtuar nga Avdullah Latifi.

Pastaj, sipas aktakuzës, këtë furgon e kishin ndaluar hetuesit e kundër kontrabandës së Doganës së Kosovës dhe gjatë kontrollit kishin gjetur dhe konfiskuar parfumet e destinuara për shkarkim, kurse i akuzuari Ferati ishte larguar nga vendi i ngjarjes bashkë më të akuzuarin Krasniqi, e më pas ishte larguar edhe i akuzuari Rama.

Ndërkaq, i akuzuari Latifi thuhet se së bashku me të akuzuarin Artan Ferati, si persona zyrtarë kishin shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe nuk i kishin përmbushur detyrat me qëllim që tjetri të fitojë dobi pasurore.

Këtë thuhet se e kanë bërë më 1 prill 2016, gjatë procesit të asgjësimit të produkteve të parfumit, i akuzuari Ferati si doganier dhe i akuzuari Latifi punëtor në NP “Te Bashkimi” në Prishtinë, pas shkatërrimit të dy paketave, nuk ishin interesuar edhe për shkarkimin e produkteve të tjera të mbetura në furgon dhe asgjësimin e tyre përmes presës speciale.

E pas konfiskimit të të njëjtave nga Njësiti Anti-Kontrabandë i Doganës së Kosovës, Latifi thuhet se i kishte prezantuar hetuesve dy fatura dhe kuponë fiskal me shënimin kinse po transportohet ujë tualeti.

Të akuzuarin Latifi, Prokuroria e ngarkonte me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Ramën e akuzonte për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale. 

Monitorues

Ilir Koçani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter