Projekt i realizuar nga:

Mungesa e ndjekjes penale të kompanive private

Përmbledhje

Drejtësia Sot në mënyrë sistematike monitoron punën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), punën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), punën e të gjitha gjykatave dhe prokurorive në Kosovë, me fokus të veçantë monitorimin e seancave gjyqësore në lëndëte natyrës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Përveç kësaj, Drejtësia Sot përmes dokumenteve zyrtare relevante, realizon edhe hulumtime të cilat pasqyrojnë problemet e trajtimit të këtyre rasteve në sistemin gjyqësor dhe prokurorial dhe mos zbatueshmërinë e ligjit, ku pastaj për këto çështje ofron rekomandimet përkatëse.

Në këtë drejtim, një ndër problemet që ka identifikuar Drejtësia Sot gjatë monitorimit, është mos zbatimi i Ligjit për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridik për Vepra Penale (më tutje LPVP), me rastin e ngritjes së aktakuzave nga institucioni i Prokurorit të Shtetit. Ky ligj është miratuar në vitin 2011 ndërsa ka hyrë në fuqi në vitin 2013, mirëpo edhe pse ekziston ky ligj, Drejtësia Sot ka identifikuar si sfidë zbatimin e tij në praktikë, pasi Prokurori i Shtetit në shumë raste nuk po e zbaton të njejtin, më saktësisht nuk po i ndjek penalisht personat juridik për vepra penale.

Lexo më shumë:

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter