Projekt i realizuar nga:

Trajtimi i rasteve të keqpërdorimit në prokurim publik nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë

Përmbledhje

Drejtësia Sot, platformë e krijuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike në kuadër të projektit “Monitorimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”, ka realizuar hulumtimin e radhës i cili trajton rastet që kanë të bëjnë me veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 të Kodit Penal të Kosovës3 (në vazhdim KPRK), si dhe rastet që kanë të bëjnë me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” e që ndërlidhen me shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik.

Prokurimi publik është procesi që institucionet publike ndjekin për të realizuar blerje të mallrave dhe shërbimeve, kryesisht nga sektori privat. Prokurimi publik është pjesë e ekonomisë, e cila vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike. Për më tepër, prokurimi publik është proces thelbësor për sigurimin e një qeverisje të përgjegjshme që përkrah një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Duke e ditur rëndësinë e prokurimit publik, Drejtësia Sot gjatë periudhës më tepër se dy vjeçare (Qershor 2019- Nëntor 2021) të monitorimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, ka trajtuar me prioritet rastet e keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik nëpër gjykata, dhe ngritjen e aktakuzave të prokurorisë sa i përket veprave penale të kësaj natyre.

Gjatë monitorimit, Drejtësia Sot në gjykatat themelore ka identifikuar 18 raste të kësaj natyre për të cilat ka një aktgjykim të gjykatës, raste këto në gjykatën themelore në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, dhe Ferizaj. Ndërkaq, sa i përket prokurorisë janë marrë për analizë 5 aktakuza të ngritura nga prokuroritë themelore në Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.

Lexo më shumë:

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter