|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Raport monitorimi “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje korrik 2022 – qershor 2023”

Përmbledhje


Dhuna në familje është një problem shoqëror i cili nuk njeh kufij, dhe prek të gjitha kulturat dhe shoqëritë anembanë botës, përfshirë Kosovën. Kjo sfidë globale paraqet një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, duke kërcënuar zhvillimin shoqëror dhe paqen. Statistikat tregojnë se, në mbarë botën, një në tre gra përballet me dhunë seksuale ose fizike gjatë jetës së tyre.

Për më tepër, sipas një ankete të zhvilluar në vitin 2019 nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, 54% e grave të anketuara kanë përjetuar dhunë psikologjike, fizike apo seksuale, nga një partner intim, pas moshës 15 vjeçare. Një anketë tjetër e kryer nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në vitin 2015, zbuloi se 68% e grave dhe 57% e burrave kishin qenë viktimë e dhunës në familje të paktën një herë në jetën e tyre. Si e tillë, dhuna në familje është një shkelje e përhapur e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, që bie ndesh me një numër alarmues të popullsisë.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), me mbështetjen e Bashkimit Evropian, zhvillon projektin “JUST REACT”, përmes të cilit monitoron në baza të rregullta funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, duke u përqendruar kryesisht në analizën sesi i trajtojnë institucionet ligjzbatuese rastet e dhunës në familje. Në kuadër të këtij
projekti, GLPS ka publikuar këtë analizë periodike, e cila trajton reagimin institucional ndaj dhunës në familje, brenda një periudhe njëvjeçare (nga 1 korriku 2022 deri më 30 qershor 2023).

Objektivi i këtij raporti është të paraqesë dhe analizojë të dhënat nga disa prej institucioneve kyçe të cilat merren me dhunën në familje: policia, prokuroria dhe gjykatat, në tre kapituj përkatës.

Lexo më shumë:

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter