|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vushtrri – Arrestohen dy mjekë që dyshohen për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Mitrovicë përmes një komunikate për media ka njoftuar lidhur me dyshimin se tre mjekë të spitalit të Vushtrrisë kanë pranuar ryshfet.

Nga Prokuroria e Mitrovicës bëhet e ditur se dy nga të dyshuarit janë arrestuar ndërsa policia është urdhëruar për arrestimin e mjekut të tretë.

Kësisoj, deri më tani si të arrestuar janë mjekët me iniciale E.S., dhe A.L., ndërsa si i dyshuar është edhe mjeku me inicialet I.Z.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa edhe për I.Z., pritet që pas arrestimit të lëshohet vendim për ndalim 48 orësh.

Po ashtu, Prokuroria e Mitrovicës ka njoftuar se ndaj tre të dyshuarve, brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Të dyshuarit E.S., A.L., dhe I.Z., mjekë të spitalit në Vushtrri, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter