Gjatë ditës së djeshme në Gjilan është arrestuar një person nën dyshimin se i ka dërguar mesazhe kërcënuese ish-gruas së tij.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh të këtij institucioni.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, këto mesazhe me përmbajtje kërcënuese i ishin dërguar viktimës javë më parë.
Më pas, e njëjta e kishte raportuar rastin në Polici, e cila ka arritur që ta arrestoj të dyshuarin.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot