|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit” – Propozohet dëgjimi i pesë dëshmitarëve të tjerë

Në Departamentin Special të Prishtinës sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq akuzohen për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, ka  njoftuar se për sot është planifikuar që të dëgjohet dëshmitarja Millena Popoviq, por e njëjta nuk është e pranishme për shkaqe personale, dhe mungesën e saj e ka arsyetuar përmes emailit.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit Nedelkjo Spasojeviq, avokati Faruk Korenica ka propozuar që në seancat e radhës të dëgjohen dëshmitarët Nebojsha Qabilloviq, Goran Zhilkoviq, Predrak Jergjiq, Jovan Arsiq dhe Nexhmedin Isufi. Kurse prokurori Burim Qerkini nuk e ka kundërshtuar këtë propozim, pavarësisht mendimit të tij se të njëjtit nuk janë relevant.

Gjykatësi Kurtaj parimisht ka pranuar propozimin që të ftohen dëshmitarët, mirëpo ka thënë se nëse nuk mund të sigurohet prezenca e tyre, gjykata do ta rikonsideroj këtë vendim për shkak të mos prolongimit të kësaj çështje.

Seancat e radhës janë caktuar për datat 22 shkurt dhe 23 shkurt 2023, ku fillimisht planifikohet që të dëgjohet dëshmitarja Millena Popoviq.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, të ndryshuar më datë 10.11.2020, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq dhe Marko Roshiq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”,

Për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” po akuzohet Dragisha Markovic, i cili po ashtu akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin tjetër Zharko Jovanoviq ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndërsa ndaj Zharko Jovanoviqit dhe Nedeljko Spasojeviqit rëndon edhe vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Në përshkrimin faktik të aktakuzës thuhet se të akuzuarit në bashkëveprim ndërmjet veti, me qëllim te shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Aktakuza pretendon se secili nga te pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç‘rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardhur deri te vrasja e tij.

Për këtë rast, gjinden në arrati M.R., Z.V. dhe Zh.B, për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe të cilët dyshohet të kenë qenë udhëheqësit e këtij grupi kriminal.

Ndërsa, më 19 tetor 2022, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin me inicialet M.M., i cili dyshohet se është përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

“Drejtësia Sot” raporton në vazhdimësi lidhur me këtë rast, link: https://www.rolpik.org/anulohet-seanca-gjyqesore-ne-rastin-e-vrasjes-se-ish-politikanit-serb-oliver-ivanovic/

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter