|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prokuroria e Prishtinës ngrit aktakuzë kundër një personi që ushtroi dhunë në familje

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që dyshohet se ka kryer dhunë në familje, raporton “Drejtësia Sot”.

Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit, ku thuhet se gjatë kësaj periudhe raportuese nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjenëntë (39) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.

Përveç aktakuzave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë persona si dhe janë bërë nëntë kërkesa për caktimin e paraburgimit për dymbëdhjetë personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Gjilan është ndaluar një person si dhe është kërkuar caktimi i paraburgimit ndaj një të dyshuari për këtë vepër penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave që dyshohen se ushtruan dhunë në familje.

Kërkesë të tillë ka parashtruar edhe Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka kërkuar nga gjykata që të caktojë paraburgim ndaj një të dyshuari për dhunë në familje.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter