|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon seanca gjyqësore në rastin “Stenta 2”

Në gjykimin që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, i akuzuari Gani Bajraktari deklaroi se edhe pse ky vend quhet Pallati i Drejtësisë, nuk ka fare drejtësi.

Sipas tij, ai sot do të ishte duke përfaqësuar Kosovën në një seminar kardiologësh, por gjendet këtu.

Tutje, i akuzuari Bajraktari tha se pacientet e tij kanë vetëm fjalë të mira për të, kurse kjo akuzë ndaj tij është “merak” i U.D., Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Këto deklarata i akuzuari Bajraktari i tha në seancën e paraparë të mbahet sot në rastin “Stenta 2”, ku ai së bashku më 37 kardiologë të tjerë akuzohen për korrupsion.

Por, seanca e sotme ndaj 38 kardiologëve të akuzuar për korrupsion dështoi të mbahet për shkak të mungesës së të akuzuarit Daut Gorani.

Sipas trupit gjykues, i akuzuari Gorani e ka njoftuar gjykatën se sot do t’i nënshtrohet një intervenimi kardiologjik në Gjermani.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Çerkini ka njoftuar se Reshat Emra, i akuzuar në këtë rast ka ndërruar jetë dhe ndaj tij do të pushohet procedura penale.

Kurse për dëshmitarët që nuk janë paraqitur sot, gjykata ka njoftuar se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Tutje, të akuzuarit dhe disa nga mbrojtësit kanë propozuar që në seancat e radhës të konsiderohen të lexuara deklaratat e mëparshme të dëshmitarëve të ftuar sot.

Kurse avokatët Armend Shkoza, Reshat Millaku dhe Vehbi Beqiri nuk janë pajtuar më këtë propozim sa i përket disa dëshmitarëve.

Lidhur me këtë, trupi gjykues do të vendos në seancën e caktuar më 22 shkurt 2023, kurse seancat e tjera janë caktuar për datat 14, 15 dhe 16 mars 2023.

Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje duke vepruar si persona zyrtar, si mjekë i kanë tejkaluar kompetencat e tyre si anëtarë të komisioneve konziliare të Klinikës së Kardiologjisë.

Të njëjtit me dashje dhe dijeni iu kanë lëshuar letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së paku 233 personave të cilët edhe pse i kishin kryer trajtimet mjekësore, e në disa raste të afërmve për pacientët që kishin vdekur në spitalet private “International Medicine Hospital” IMH, me qëllim që atyre të iu kompensonin shpenzimet nga Ministria e Shëndetësisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me aktakuzë i ngarkon mjekët në rastin “Stenta 2”, se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që, në vend se pacientët që kanë shkuar për kontroll në institucione publike shëndetësore, t’i referonin në njësinë kompetente invazive në Klinikën e Kardiologjisë në SHSKUK në Prishtinë, të njëjtit pacientët i kanë referuar në spitale private dhe për këto veprime kanë marrë ryshfet.

Sipas aktakuzës, për çdo pacient që e dërgonin për vendosjen e stentave, merrnin nga 500 euro ryshfet, ndërsa për koronorografi merrnin nga 150 euro ryshfet./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter