|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Sistemi prokurorial kundërshton vlerën e koeficientit të pagave në sektorin publik

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), përmes një komunikate për media, dje ka kundërshtuar vlerën e koeficientit të pagave në sektorin publik.

Sipas KPK-së, me rastin e publikimit të vlerës së koeficientit në vlerë prej 105 euro nga ana e Qeverisë, faktikisht, vërtetohet hapur se janë ulur ndjeshëm pagat e prokurorëve të shtetit dhe pagat e një pjese të stafit administrativ në sistemin prokurorial të Kosovës.

Kësisoj, KPK ka kërkuar edhe njëherë që të realizohet kërkesa drejtuar Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Tutje, KPK në këtë komunikatë ka theksuar se në vazhdimësi ka marrë pjesë në grupet punuese gjatë procesit të hartimit të këtij ligjit, me ç’rast ka ofruar propozime dhe komente konkrete, por të cilat nuk janë marrë parasysh nga organet përkatëse.

Sipas këtij institucioni, me caktimin e kësaj vlere të koeficientit të pagave në sektorin publik është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se për vitin 2023, vlera e koeficientit të pagave në sektorin publik do të jetë 105 euro.

Me një vlerë të tillë të koeficientit, kategoria që do t’i ulen pagat më së shumti janë zyrtarët e punësuar në sistemin e drejtësisë, me theks të veçantë gjyqtarët dhe prokurorët.

Ndryshe, edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të dal me një reagim lidhur me caktimin e vlerës së koeficientit të pagave në sektorin publik./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter