|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

KPK merr vendim për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Gjakovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Ky konkurs u vendos që të jetë i hapur nga data 1 deri më 15 qershor 2023, dhe për të njëjtin u caktuan anëtarët e Panelit Vlerësues dhe Komisionit për Rishqyrtim.

Kësisoj, Paneli Vlerësues do të përbëhet nga Kryesuesi Jetish Maloku dhe anëtarët Besim Kelmendi, Agron Beka, Arian Gashi dhe Arjana Shajkoci, kurse në Komisionin për Rishqyrtim do të shërbejnë anëtarët Veton Shabani, Merita Bina-Rugova dhe Ardian Hajdaraj.

“Drejtësia Sot” raporton se shpallja e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë vie pas vërtetimit të masës disiplinore të degradimit në detyrë ndaj ish-Kryeprokurorit Ramiz Buzhala.

Sipas vendimit disiplinor të KPK-së, Ramiz Buzhala ishte gjetur përgjegjës se kishte kryer shkelje disiplinore pasi që kishte shpërndarë pyetjet e provimit për bashkëpunëtorë profesional më 13 korrik 2022, ditë në të cilën ishte planifikuar të mbahej testimi për këto pozita.

Lidhur me këtë, KPK-ja me 23 dhjetor 2022 kishte vendosur që ndaj Buzhalës të bëhej transferimi i përhershëm nga pozita e prokurorit në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, në pozitën e prokurorit në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Kjo masë disiplinore ishte vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës më datë 10 shkurt 2023.

Kujtojmë që nga data 14 korrik 2022, prokurori Enis Gashi është Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter