|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ish-gjyqtari Kolë Puka lirohet nga akuza për pastrim parash

Në mungesë të provave, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës Komunale në Klinë, Kolë Puka.

Sipas aktakuzës së vitit 2014, PSRK-ja e ngarkonte të pandehurin Puka për veprën penale “Shpëlarja e parasë” lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autorizimit”, të kryer ndërmjet viteve 2007-2009.

Por, në rigjykim, trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtarja Suzana Çerkini i hodhi poshtë pretendimet e PSRK-së dhe e liroi të pandehurin Puka në mungesë të provave.

Kujtojmë se më 24 tetor 2022, nga gjykata e shkallës së parë ishte shpallur fajtor lidhur me këtë akuzë, dhe ndaj të njëjtit ishte shqiptuar dënimin unik prej 10 muaj burgim, 2 mijë euro gjobë dhe ishte urdhëruar konfiskimi i shtëpisë së tij në Prishtinë.

Por, më 22 shkurt 2023, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesën e mbrojtësit të akuzuarit Puka, ashtu që kishte anuluar aktgjykimin e themelores dhe këtë çështje penale e kishte kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Kolë Puka është marrë me aktivitet kriminale në periudhën prej vitit 2007 e deri më 2009, duke keqpërdorur pozitën e gjyqtarit pranë Gjykatës Komunale në Klinë,në atë mënyrë që gjatë aktivitetit kriminal ka përfituar mjete financiare në shuma milionëshe.

Aktakuza sqaron se i akuzuari, duke ditur se pasuria është fituar nga aktiviteti kriminal dhe me qëllim që ta fshehë, konvertoi, transferoi apo të bëj maskimin e natyrës së burimit, me këto mjete ka blerë patundshmëri.

Me këto veprime Kolë Puka akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpëlarja e parasë” sipas Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autorizimit”./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter