|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Arrestohen të dyshuarit për sulm seksual ndaj dy femrave

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj kosovarë të cilët dyshohen se në dy raste të ndara kanë kryer veprën penale të sulmit seksual.

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari i parë është arrestuar nën dyshimin se në Vushtrri, më datë 22 maj 2023, ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmoj edhe seksualisht një femër kosovare.

Rasti është raportuar nga vetë viktima ndërsa i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Për sulm seksual është arrestuar dje edhe një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër kosovare.

Pasi i dyshuari ishte i panjohur për viktimën, njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Gjakovë ka arritur të identifikoj dhe ta arrestoj të dyshuarin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter