|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Caktohet masa e ndalimit 48 orësh ndaj katër të dyshuarve për dhunë në familje

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga raporti policor bëhet e ditur se të arrestuarit, me vendim të prokurorëve të rasteve, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me të dyshuarin e parë, Policia raporton se i njëjti dyshohet se dje ka sulmuar fizikisht familjaren e tij në Prishtinë.

I arrestuari i dytë është nga Graçanica dhe i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ky rast është raportuar nga mësimdhënësja e viktimës.

Tutje, ndalim 48 orësh është caktuar edhe ndaj të dyshuarës e cila më 12 maj në Prishtinë kishte ushtruar dhunë në familje.

Rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në komunën e Rahovecit, me ç’rast Policia ka arrestuar një person nën dyshimin e kryerjes së veprave penale dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.

Lidhur me rastin raportohet se viktima pas pranimit të ndihmës mjekësore është intervistuar dhe me dëshirën e saj është dërguar te familja  e  saj. Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter