|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Sërish dështon seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të komunës së Leposaviqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special sërish ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-kryetarit të komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe 14 të akuzuar të tjerë që po akuzohen për krim të organizuar e korrupsion, raporton “Drejtësia Sot”.

Seanca e planifikuar të mbahej sot ndaj tyre dështoi për shkak të mungesës së të akuzuarve Xhemajl Ferizi dhe Haki Haxhiu.

Arsyet për mungesën e të akuzuarve Ferizi e Haxhiu i dhanë avokatët e tyre, Imer Beka dhe Ahmet Tahiri.

Pasi që nuk kishte kushte për mbajtjen e seancës së sotme, trupi gjykues vendosi seanca e radhës të mbahet më datë 26.07.2023, në ora 09:30.

Ndryshe, për këtë rast seancë gjyqësore ishte planifikuar të mbahet edhe nesër, por e njëjta u anulua me vendim të trupit gjykues.

Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Speciale, që të gjithë këta të akuzuar po ngarkohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”.

Sipas aktit akuzues, grupi kriminal i organizuar, i udhëhequr nga kryetari i komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, ka vepruar gjatë viteve 2015-2017, me qëllim të kryerjes së veprave të rënda penale. Aktakuza thotë se Jabllanovic, ka punësuar të pandehurit Kostiq, Ackoviq, Timotijeviq, Ivanoviq, Milovanoviq dhe Kadiq, e po ashtu ka caktuar si Drejtor të Departamentit të Prokurormit të pandehurin Haxhi Bejta, dhe të pandehurit Banoviq dhe Baraq në detyra të ndryshme në proceset e prokurimit me qëllim të kurdisjes së disa tenderëve.

Aktakuza thekson se si anëtarë të grupit kriminal kanë qenë edhe Xhemajl Ferizi, Haki Haxhiu, Mehdi Haxhiu, Mensur Rama dhe Njazi Musliu, të cilët si persona përgjegjës brenda disa kompanive, kanë shkelur rregullat afariste, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm lidhur me këta tenderë.

Aktakuza përshkruan në mënyrë të zgjeruar veprimet e të gjithë të akuzuarve në raport me aktivitetet publike “Furnizimi me material ndërtimor dhe ndërtimi i shtëpive dhe objekteve tjera ndërtimore të nevojshme në Komunën e Leposaviqit”, “Asfaltimi i rrugëve në qytet dhe fshatra në Komunën e Leposaviqit” etj. E.T./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter