|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prokurores nga Prizreni i shqiptohet vërejtje publike me shkrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar vendimin e datës 23 maj 2023, më të cilin ka shqiptuar sanksionin disiplinor “Vërejtje publike me shkrim” ndaj Ervehe Gashit, prokurore në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

“Drejtësia Sot” raporton se vendimi për sanksionin disiplinor ndaj prokurores Gashi është marrë pas pretendimit se e njëjta ka kryer shkelje disiplinore.

Referuar vendimit të KPK-së, lidhur me këto pretendime më 28 prill 2023, subjekti i hetimit – prokurorja Gashi kishte arritur marrëveshjen vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore.

Kjo marrëveshje vullnetare e lidhur me Panelin Hetimor parashihte pranimin e shkeljes disiplinore të pretenduar si dhe shqiptimin vërejtjes publike me shkrim ndaj prokurores Gashi.

Me e efektet që dalin nga kjo marrëveshje ishin pajtuar edhe anëtarët e KPK-së, të cilët më 23 maj 2023, e kishin aprovuar të njëjtën.

Sipas Ligjit nr. 06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjatë procedurës hetimore, paneli hetimor dhe prokurori që është nën hetime mund të bien dakord për një marrëveshje vullnetare lidhur me shkeljen e supozuar disiplinore.

Marrëveshja e lidhur në mes të panelit hetimor dhe prokurorit duhet të përmbajë deklaratën faktike të shkeljes disiplinore të pranuar nga prokurori që është nën hetime dhe masën disiplinore për të cilën është rënë dakord.

Në fund, ligji parasheh që marrëveshja e miratuar nga paneli hetimor do të ketë të njëjtin efekt ligjor sikurse vendimi i Këshillit për shkelje disiplinore./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter