|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ndalim 48 orësh për ish-zyrtarët e komunës së Mitrovicës të dyshuar për korrupsion

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se me vendim të saj është caktuar masa e ndalimit 48 orësh ndaj ish-nënkryetarit të komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe ish-zyrtarit Hysen Muzliukaj.

Sipas PSRK-së, ndalimi i të dyshuarve është bërë për faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin.

Në komunikatën për media thuhet se  “…të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit”.

Sipas Prokurorisë Speciale, me këto veprime të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës.

Siç ka raportuar edhe më herët “Drejtësia Sot”, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në  dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve F.M dhe H.M.

Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter