|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Policia arreston pesë persona nën dyshimin se ushtruan dhunë në familje

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje.

Lidhur me këtë vepër penale, fillimisht thuhet se në mëngjesin e ditës së djeshme është arrestuar një person në Podujevë, i cili në gjendje të dehur dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur familjaren e tij.

Policia njofton se të dyshuarit për shkak të gjendjes së tij i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, kurse pas këndelljes ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Masë e tillë e ndalimit është caktuar edhe ndaj një të dyshuari nga qyteti i Gllogocit, i cili pasditen e djeshme është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjares së tij.

Lidhur me këtë rast, Policia njofton se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor nga lëndimët që i janë shkaktuar nga i dyshuari.

Tutje, për veprën penale dhunë në familje është arrestuar edhe një person në Gjilan,  për shkak se më 14 korrik kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjares së tij.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një rast i dhunës në familje dhe mospërfillje e urdhërit të gjykatës është raportuar në qytetin e Istogut.

Lidhur me rastin bëhet e ditur se është arrestuar një person që kishte sulmuar fizikisht familjarin e tij, edhe pse i njëjti kishte urdhërin mbrojtës të gjykatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I arrestuari i pestë për dhunë në familje është nga komuna e Malishevës. Ai dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare.

Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter