|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Raportohen shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka pranuar informata për shtatë raste të dhunës në familje, raporton “Drejtësia Sot”.

Fillimisht, dy rastet e para janë raportuar në Prishtinë, ashtu që dy persona janë dërguar në mbajtje nën dyshimin se kishin ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

Në rastin e parë në kryeqytet si viktimë ishte bashkëshortja e të dyshuarit ndërsa në rastin tjetër vëllai i personit të arrestuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, raste të dhunës në familje janë raportuar edhe në komunën e Pejës. Në këtë qytet, Policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kishin ushtruar dhunë ndaj gruas përkatësisht babait të tyre.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Tutje, në Vushtrri është raportuar një rast i kësaj natyre nga viktima femër kosovare e cila ka raportuar organet e rendit se është sulmuar fizikisht nga fëmijët e kunatit.

Lidhur me rastin, Policia njofton se deri te sulmi ndaj viktimës ka ardhur si shkak i një kontesti pronësor.

Viktimës së rastit i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i fundit i dhunës në familje që është raportuar në 24 orët e fundit është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe thuhet se ka ndodhur në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Në këtë rast, Policia njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter