|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Caktohet masa e ndalimit ndaj personit që nuk respektoi urdhërin mbrojtës të gjykatës

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person nën dyshimin se nuk kishte respektuar urdhërin mbrojtës të lëshuar nga ana e gjykatës.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar në Prishtinë dhe se i arrestuari dyshohet se kishte shkelur urdhërin mbrojtës ndaj familjares së tij – viktimës femër kosovare.

Tutje, lidhur me këtë rast thuhet se përveç mosrespektimit të vendimit gjyqësor, i dyshuari ishte përleshur edhe me një person tjetër.

Personi i arrestuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe nga ky raport i 24 orëve të fundit, janë raportuar edhe 8 raste të tjera, me dyshimin se kanë kryer këtë vepër penale. Këto raste janë raportuar në regjione të ndryshme si: Prizren, Gjakovë, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Malishevë dhe Rahovec./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter