Nga raporti i 24 orëve të fundit i Policisë së Kosovës, është raportuar se në qytetin e Pejës gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:30, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij viktimat kosovarë.
Si pasojë e sulmit i dyshuari dhe babai i tij kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Drejtësia Sot