|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbi 3.5 milion euro pasuri e konfiskuar gjatë periudhës prill-qershor 2023

Koordinatori Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, prokurori Shqipdon Fazliu ka bërë të ditur se në periudhën prill – qershor 2023, është konfiskuar pasuri e jashtëligjshme në shumën mbi 3.5 milion euro.

Një deklarim të tillë, prokurori Fazliu e bëri gjatë takimit të sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ku u bë prezantimi i raportit të punës së mekanizimit që përcjellë të dhënat për pasurinë e sekuestruar dhe konfiskuar.

Në këtë raport që përfshinë të dhënat për tremujorin e dytë të vitit 2023, u theksua se pasuria e konfiskuar prej mbi 3.5 milion eurove ka ardhur si rezultat i punës së prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikë së Kosovës (PSRK) dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas prokurorit Fazliu, shuma e pasurisë së konfiskuar në këtë tremujor ka qenë më e madhja në pesë vitet e fundit dhe një trend i tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lidhur me rëndësinë e konfiskimit përfundimtar të pasurisë së kundërligjshme, prokurori Fazliu përmendi faktin se ky mekanizëm është tejet efikas në dobësimin ekonomik të individëve dhe grupeve kriminale dhe në sinjalin që japin institucionet shtetërore në luftën ndaj kriminalitetit.

Ndryshe, gjatë prezantimit të këtij raporti u theksua se aktualisht vlera e pasurisë së sekuestruar, e cila dyshohet se është fituar nga aktivitetet kriminale, arrin vlerën rreth 63 milion euro./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter