Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) sot ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën “Ballafaqimi me Dhunën në Familje në Kosovë: Trajtimi institucional ndaj dhunës në familje për periudhën Korrik 2022– Qershor 2023”.
Në cilësi të panelistëve morën pjesë znj. Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë, z. Sabit Sadikaj – gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, znj. Mimoza Shala – prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, z. Ramanda Ahmeti – Major në Policinë e Kosovës si dhe pjesëmarrës të tjerë nga institucionet ligjzbatuese, OJQ-të dhe mediat.
Në këtë konferencë, GLPS ka shpalosur të gjeturat nga raporti njëvjeçar i monitorimit sistematik të punës së institucioneve të sundimit të ligjit me temën: Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje për periudhën Korrik 2022– Qershor 2023.
Tryeza e diskutimit me temën:“Ballafaqimi me Dhunën në Familje në Kosovë: Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje për periudhën Korrik 2022– Qershor 2023” është organizuar në kuadër të Projektit “JUST REACT” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF).
Përmbajtja e raportit është përgjegjësi e vetme e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Raportin e plotë me të gjeturat dhe rekomandimet e gjeni këtu: