|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prishtina, Peja dhe Prizreni prijnë për nga numri i rasteve të dhunës në familje

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) gjatë ditës së djeshme ka publikuar raportin e monitorimit “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje korrik 2022 – qershor 2023”.

Në këtë raport u bë e ditur se Prishtina, Peja dhe Prizreni janë tri rajonet që kanë numrin më të madh të rasteve të raportuara për këtë vepër penale, raporton “Drejtësia Sot”.

Sipas GLPS-së, Policia e Kosovës vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm për qytetarët sa i përket raportimit të kriminalitetit, përfshirë këtu edhe dhunën në familje.

Ku, sa i përket kësaj vepre penale, gjatë periudhës vlerësuese, nga të dhënat zyrtare të pranuara nga Policia konstatohet se në nivel vendi janë raportuar gjithsej 2,735 raste të kësaj natyre.

Në bazë të këtyre të dhënave rezulton se Prishtina, prin për nga numri i rasteve të dhunës të raportuara në organet e rendit me gjithsej 910 raste, apo mbi 1/3 e total rasteve të raportuara në gjithë vendin.

Pas kryeqytetit, si rajonet me numrin më të madh të rasteve të dhunës në familje janë Peja me 338 raste dhe Prizreni me 333 të tilla.

Raportin e plotë e gjeni të publikuar në linkun: https://drejtesiasot.com/2023/09/07/raport-monitorimi-trajtimi-institucional-i-rasteve-te-dhunes-ne-familje-korrik-2022-qershor-2023/

Raporti i monitorimit “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje për periudhën Korrik 2022– Qershor 2023” është përgatitur në kuadër të Projektit “JUST REACT” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF).

Përmbajtja e raportit është përgjegjësi e vetme e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter