|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Raport monitorimi “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje korrik 2022 – qershor 2023”

Kosova vazhdon të marrë vlerësime negative në sferën e sundimit të ligjit me theks të veçantë sa i përket shkallës së ndjekjes penale dhe politikës ndëshkimore ndaj kryesve të dhunës në familje. Për më tepër, vendi ynë edhe më tutje vazhdon t’a ketë sfidë rehabilitimin e të dënuarve për këtë vepër penale si dhe ofrimin e kushteve dhe sigurisë ndaj viktimave të dhunës në familje, e që në të shumtën e rasteve janë gratë, por nuk përjashtohen edhe viktimat e ndjeshme të tjera si fëmijët, personat me nevoja të veçanta, të moshuarit etj.


Me qëllim të identifikimit të shkaqeve të cilat po ndikojnë në nivelin e ultë të efikasitetit dhe efektivitetit në parandalimin dhe luftimin e dukurisë së dhunës në familje, në shoqëritë demokratike si mjet efikas paraqitet monitorimi sistematik i punës së institucioneve të drejtësisë nga ana e qytetarëve, shoqërisë civile dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.


Ky mekanizëm është treguar tejet pozitiv sepse i njëjti identifikon ngecjet dhe rekomandon zgjidhje në raport me shkallën e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies brenda sistemit të drejtësisë në trajtimin e rasteve gjyqësore, me theks të veçantë në ato që kanë të bëjnë me fenomenin e dhunës në familje.


Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) përmes projektit “JUST REACT”, nga korriku i vitit 2022, bën monitorimin e punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial, ku në fokus ka analizën e trajtimit të rasteve të dhunës në familje nga ana e institucioneve ligjzbatuese dhe ofrimin e rekomandimeve profesionale dhe praktike që u ndihmojnë këtyre institucioneve të tregojnë rezultate konkrete në trajtimin e rasteve të tilla.

Kësisoj, GLPS nga implementimi i këtij projekti ka përpiluar këtë analizë ku ka përfshirë të dhënat nga monitorimi direkt i rasteve të dhunës në familje në kuadër të gjykatave themelore, të dhëna të rëndësishme sa i përket numrit të rasteve të dhunës në familje të raportuara në Policinë e Kosovës, numrin e aktakuzave të ngritura nga Prokurori i Shtetit dhe numrin e aktgjykimeve të publikuara nga shtatë gjykatat themelore të Kosovës, për periudhën një vjeçare (1 korrik 2022 – 30 qershor 2023).


Në fund, raporti përmban të gjeturat kryesore si dhe rekomandimet konkrete ndaj institucioneve të drejtësisë sa i përket avancimit dhe garantimit të masave të nevojshme legjislative dhe masave tjera për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën e qytetarëve, veçanërisht grave, si
viktima më të shpeshta të dhunës në familje në Kosovë.

Raporti i monitorimit “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje për periudhën Korrik 2022– Qershor 2023” është përgatitur në kuadër të Projektit “JUST REACT” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF).

Përmbajtja e raportit është përgjegjësi e vetme e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Raporti i plotë:

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter