|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë – Botimi i Tetë

Perceptimi qytetarë paraqet përshtypjen e qytetarëve të një vendi për institucione të cilat janë ndërtuar dhe që kanë për obligim zbatimin e normave ligjore, prandaj ky indikator vlerësohet si shumë i rëndësishëm në vlerësimin e punës së autoriteteve shtetërore.


Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë (RoLPIK) është mekanizëm monitorimi, i hartuar për të vlerësuar punën e institucioneve më fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. RoLPIK tashmë shërben si platformë me të dhëna të hapura, të qasshme për publikun e gjerë, ku nga viti 2013 e deri në vitin 2022, analizohet e pasqyrohet puna e institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë si dhe ku ofrohen të dhëna mbi perceptimet dhe eksperiencat e qytetarëve të Kosovës në veprimtaritë e këtyre institucioneve përgjatë viteve.


RoLPIK – Botimi i Tetë përmban të dhëna lidhur me perceptimin qytetarë ndaj institucioneve ligjzbatuese, raportet e punës së gjykatave dhe prokurorive dhe buxhetin e ndarë për sistemin gjyqësor dhe prokurorial gjatë vitit 2022. Këto të dhëna janë bazuar në tr komponentë, a) matjen e perceptimit qytetarë në raport me institucionet ligjzbatuese përmes anketës së realizuar me 1065 respodentë; b) efikasiteti i gjyqësorit bazuar në raportet zyrtare të punës së gjykatave dhe prokurorive në nivel vendi; dhe c) ndarjen buxhetore për sistemin gjyqësor dhe prokurorial në raport me buxhetin e tërësishëm të Republikës së Kosovës.

Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë – Botimi i Tetë financohet nga Heinrich Böll Stiftung – HBS.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe nuk i reflekton qëndrimet e Heinrich Böll Stiftung – HBS.

Raporti i plotë:

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter