Përmes kësaj analize, projekti “Just React” vë në pah të dhëna të rëndësishme lidhur me trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje gjatë periudhës 1 janar – 31 gusht 2022, duke përfshirë këtu numrin e rasteve të raportuara në Policinë e Kosovës si dhe mënyrën e trajtimit të tyre nga Prokuroria Themelore dhe Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pjesë e analizës janë të dhënat zyrtare nga Policia, Prokuroria dhe Gjykata Themelore në Prishtinë. Këto të dhëna përfshijnë numrin e rasteve të raportuara, numrin e aktakuzave të ngritura, numrin e aktgjykimeve, përfshirë këtu edhe karakteristikat e kryerësve dhe viktimave të dhunës në familje, me theks të veçantë moshën dhe gjininë e tyre.
Po ashtu, në këtë analizë është analizuar edhe politika ndëshkimore bazuar në aktgjykimet për rastet e dhunës në familje gjatë tetë mujorit të parë të vitit 2022, nga Gjykata Themelore në Prishtinë të publikuara në ueb portalin e KGJK-së.
Në pjesën e fundit, analiza përfshinë në mënyrë të përgjithshme kompetencat dhe detyrat e institucioneve të tjera në raport me kryerësit dhe viktimat e dhunës në familje si dhe rekomandimet konkrete nga ana e projektit “Just React” që dalin nga analizimi i këtyre të dhënave të siguruara për këto raste në periudhën janar-gusht 2022.
Raporti i plotë: