Nga të dhënat zyrtare të policisë, është raportuar se rreth orës 00:36 në Prishtinë, ankuesja f/kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar djali i saj i mitur, e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit, ndërkohë që është informuar edhe prokurori lidhur me rastin.
Ndryshe nga këto të dhëna, janë raportuar edhe 4 raste të tjera të dhunës në familje në regjione të ndryshme të Kosovës si: Gllogoc, Ferizaj, Obiliq dhe Pejë./Drejtësia Sot