|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca ndaj ish-këshilltarit komunal të Fushë-Kosovës për mosdeklarim pasurisë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet sot seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-këshilltarit komunal të Fushë-Kosovës, i cili akuzohet për mosdeklarim të pasurisë.

Seanca u ndërpre me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Arsim Bilalli, i cili në fjalën e marrë kërkoi që seanca e sotme të shtyhet për ndonjë ditë tjetër, për arsye personale të të akuzuarit Beqir Ismajli, i cili ishte i pranishëm në seancë.

Lidhur me propozimin për shtyrje të seancës, prokurorja e rastit Ajshe Ferati, si dhe përfaqësuesja e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Lendita Ademi theksuan se vendimi për shtyrje të mbetet në vlerësimin e gjykatës.

Pas marrjes së deklarimeve të palëve, gjyqtari Eroll Gashi miratoi propozimin e mbrojtjes, bazuar në arsyetimin e mbrojtjes lidhur me arsyen personale të të akuzuarit.

Seanca e radhës u vendos të mbahet më datë 26.10.2023, nga ora 10:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i pandehuri Beqir Ismaili, akuzohet se me datë 31.03.2021, ne cilësinë e zyrtarit të lartë publik si Këshilltar i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, ka bërë deklarim të rremë dhe nuk ka paraqit të dhënat e kërkuara në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, duke vepruar në kundërshtim me nenin 8 par. 1 të Ligjit për deklarim, prejardhjen dhe kontrollimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin e pasurisë, të ardhurave, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar.

Lidhur me akuzën për mosdeklarim të pasurisë, i njëjti sipas aktakuzës përshkruhet se me rastin e plotësimit dhe dërgimit të formularit për deklarimin e pasurisë me nr. 03/1613/20 të datës 24 mars 2020 në Agencinë Kundër Korrupsion nuk e ka deklaruar shumën e saktë të hyrave vietore të përgjithshme në vlerë prej 14.115,26 euro, duke mos raportuar pagat të cilat i ka marrë derisa ka qenë në mardhënie pune në Arabi e as pagën që ka marrë si drejtor i Akademisë Diplomatike,-

Sipas këtyre veprimeve, Ismajli akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’./Drejtësia Sot

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti dhe Lebibe Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter