|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj ish-zyrtarit policor, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamentin për Krime të Rënda është mbajtur seanca e rigjykimit ndaj të akuzuarit Jeton Menxhiqi, i cili po akuzohet se në cilësinë e zyrtarit policor ka kryer veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë.

Në këtë seancë ishte planifikuar që si provë materiale të shikohet një video-incizim, mirëpo e njëjta u kundërshtua nga mbrojtësi i të pandehurit Jeton Menxhiqi, Av. Naim Rudari, me arsyetimin se burimi i kësaj prove mbetet akoma i pa legalizuar dhe i sqaruar, pasi që edhe Gjykata e Apelit e ka evidentuar si të tillë si dhe ka kërkuar që mënyra se si është siguruar kjo provë duhet të sqarohet, apo duhet të evitohet fare.

Lidhur me këtë kundërshtim, Prokurorja e rastit Fitore Sadikaj, deklaroj se video-incizimet përmbajnë pamje të cilat janë bërë në vend publik dhe se në raste të tilla nuk kërkohet të ketë urdhër të Gjykatës.

Tutje, Prokurorja Fitore Sadikaj, deklaroj se ndonëse nuk e sheh të arsyeshme pasi që sipas saj rasti është i qartë, ajo propozojë që në cilësinë e dëshmitarit të ftohen hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilët kanë hetuar rastin, që të dëshmojnë në lidhje me këtë rrethanë.

Një propozim i tillë u aprovuar nga kryetarja e trupit gjykues Alltëne Murseli, e cila më pas këtë seancë e caktoj për datën 24 tetor 2023, në të cilën seancë do të dëgjohen hetuesit policor në cilësinë e dëshmitarit.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i pandehuri Jeton Menxhiqi, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar si anëtar i komisionit në tenderin ” Furnizim me Rroba Elegante”, i cili përfaqësonte Drejtorin e Hetimeve kundër Krimeve ekonomike dhe Korrupsionit ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër në atë mënyrë që në tenderin ” Furnizimi me rroba Elegante”, i paraparë në vlerë prej 730.000,00 €, pasi komisioni gjatë punës në përbërje nga i pandehuri, Sabide Beqiri dhe Naim Lahu, pas kontrollit kishin konstatuar se asnjëri nga Operatorët Ekonomik nga 8 (tetë) sa kishin konkurruar nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara në tender, atëherë i pandehuri me qëllim që t’i bënë te mundur Operatorit Ekonomik Artius Group SHPK” që ta fiton tenderin edhe pse nuk i kishte plotësuar kushtet, me datë 08.08.2017, derisa ishte duke qëndruar në një zyre merr çelësin mbi tavoline dhe në mënyrë të kundërligjshme pa prezencën e anëtarëve të tjerë te komisionit e në kohë të pauzës shkon në Zyrën e prokurimit merr paketën e “Artius Group” ndërron mostrat e Rrobave Elegante dhe i vendos mostrat e rrobave të cilat i kishte sjellë nga jashtë me një çantë krahu dhe pas pak e kthen paketën në zyrën e prokurimit, i pandehuri kishte vepruar ne këtë mënyrë me qëllim që “Artius Group”, të fitonte tenderin në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 506.216,20€./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter