|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve për 400 KG kokainë

Në mungesë të të akuzuarit Kadri Sheqiri, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor, e planifikuar të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarve për 400 kilogramë me kokainë.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Kadri Sheqiri, mbrojtësi i tij Av. Xhafer Maliqi e ka njoftuar gjykatën se të të akuzuarin Sheqiri e ka njoftuar për këtë seancë, mirëpo nuk e din arsyejen se pse nuk është i pranishëm sot për këtë seancë.

Në këtë gjykim, të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, po akuzohen nga PSRK-ja lidhur me veprat penale të krimit të organizuar, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në mungesë të kushteve ligjore, kryetari i trupit gjykues Musa Kongjeli, seancën e radhës e caktoj për datën 16 tetor 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës, të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, po akuzohen se duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me persona deri më tani të panjohur nga shteti i Brazilit dhe pas marrëveshjes paraprake me të njëjtit, fillimisht kanë lidhur marrëveshje për importin e produkteve të mishit të pulës të ngrirë, ku në brendi të së cilës është vendosur edhe substanca narkotike e llojit kokainë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, kompania “MC FOOD” Sh.p.k, për qëllime të importit të mallit, është kategorizuar në linjën e verdhë, ku në stacionet doganore bëhet vetëm verifikimi i dokumenteve dhe jo kontrollimi i mallit, dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi, është arritur që substanca narkotike prej 400 kg e llojit kokainë, të transportohet nga shteti i Brazilit, nëpërmjet shtetit të Spanjës, Italisë dhe Republikës së Shqipërisë, ashtu që me datën 15.05.2021, substanca narkotike është futur në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Naim Morina dhe Hyzri Sheqiri, të cilët akuzoheshin për pengim të procedurës penale, mirëpo pasi që të njëjtin kanë pranuar fajësinë, ndaj të njëjtëve është shpallur aktgjykim fajësues.

Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./Drejtësia sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter