|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon seanca ndaj tre të akuzuarve për Krim të Organizuar

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin Special dështoi seanca kundër personave të akuzuarve për krim të organizuar. Në këtë çështje penale të akuzuar janë Marjan Komani, Antan Qovanaj, Rexhep Kryeziu dhe Velizar Marusic për  pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal lidhur me veprat penale si: Pastrim i parave, lëshim i çeçeve pa mbulesë ose të rreme, hyrje në sistemet kompjuterike, keqpërdorim i kartelave të bankës apo kreditit.

Avokatja Fehmije Gashi  si mbrojtëse e të akuzuarit Rexhep Kryeziu deklaroi se ai mungon  në seancën e sotme për arsye personale. Për mungesën e tij Avokatja e tij Fehmije Gashi paraqiti para trupit gjykues dokumentet, si dëshmi që arsyetojnë mungesën e tij.

Edhe prokurori special Burim Çerkini u deklarua se pajtohet që të shtyhet seanca pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj.

Kryetari i trupit gjykues vendosi që të shtyhet seanca e sotme për datën 20 nëntor ora 09:30, ndërsa ndaj të akuzuarit Velizar Marusic është veçuar procedura penale me datë 05.06.2023, me arsyetimin se ai disa herë nuk ka qenë i pranishëm në seanca gjyqësore për arsye personale gjë që edhe e ka prolonguar procesin gjyqësor.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prishtinë e ngritur me 03 shkurt 2021 thuhet se të pandehurit e lartcekur në bashkëpunim me njëri tjetrin në periudhë kohore nga muaji tetor të vitit 2017 deri në muajin tetor të vitit 2019, duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar kriminal dhe si bashkim i strukturuar me dashje dhe dijeni kanë marrë pjesë në aktivitete kriminale të grupit duke e ditur se pjesëmarrja e tyre do të kontribuojë në realizimin e dobisë pasurore të kundërligjshme.  

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë̈ fajtorë me vendim të formës së prerë./DrejtësiaSot

Monitoruar nga Arta Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter