|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen tre dëshmitarë në rastin e tre të akuzuarve për korrupsion me kamera dhe pajisje tjera teknologjike në QKUK

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku Flamur Hajzeraj, Leutrim Jahja dhe Ylber Krasniqi po akuzohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Në seancën e sotme u dëgjuan tre dëshmitarët, SH.F, I.J dhe A.C.  

Në dëgjimin e dëshmitarit të parë Sh.B, si shef i sektorit të financave në QKUK, në pyetjet e prokurorit Halim Borovci, deklaroi lidhur me procedurën e kryerjes së pagesave për tenderët, ndërsa poashtu theksoi se pranimi teknik nuk duhet të bëhet pa u kryer punimet apo furnizimet.

Ndërsa në pyetjet e mbrojtësve të të akuzuarve, dëshmitari pohoi se sipas tij nuk ka dëmtim të QKUK-së në këtë rast dhe se shtyerjet e punimeve në atë kohë kanë ndodhë për shkak të pandemisë me Covid-19.

I njëjti potencoi faktin se pjesë e shkresave për pagesë duhet të jetë edhe raporti final për punët e kryera, por vendimin për pagesë e merrë i fundit ceritifikuesi, nëse nuk është në rregull duhet të lajmëroj dhe se në këtë rast nuk ka pasur ndonjë lajmërim se diçka nuk është në rregull.

Dëshmitari i dytë i dëgjuar në seancën e sotme I.J deklaroi se lidhur me fillimin e punimeve për vendosjen e kamerave dhe se të akuzuarit kanë punuar dhe e kanë kryer punën e tyre.

Tutje, u dëgjua edhe dëshmitari i tretë A.C si teknik i IT-së në QKUK, i cili në pyetjet e prokurorit Borovci theksoi se mbetet pranë deklaratës së dhënë në polici për këtë rast dhe se ai është kontaktuar 2-3 ditë para se të jep deklaratën në polici nga përgjegjësi i tij Faton Hajzeraj përmes telefonit, i cili i ka kërkuar të i bartë disa pajisje me pako, përkatësisht kamerat.

Edhe ky dëshmitar mohoi se në periudhën me Covid-19 ka pasur mundësi të punohet në kushte normale nga operatori ekonomik për vendosjen e kamerave në QKUK.

Seanca e radhls u caktua të mbahet me datë 13 maj 2024, nga ora 09:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, Fatlum Hajzeraj, Leutrim Jahja dhe Ylber Krasniqim akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të

vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter