|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon shqyrtimi fillestar për zyrtarët doganorë në Han të Elezit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me gjyqtare Valbona Selimaj, sot më datë 19 Mars, ishte paraparë të mbahej shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve Tomislav Dimic, Mensur Stagova, Vladan Ljubic, Arben Aliu, Verodrag Miletic, Admir Sejdiu, Andrija Cavic, Bajram Krasniqi, Mirko Jevtic, Ahmet Abazi, Sabri Spahiu dhe Dardan Isaj, të akuzuar për Dhënie dhe Marrje Rryshfeti.

Si pasojë e mungesës së të akuzurit Bajram Krasniqi, shqyrtimi fillestar ka dështuar të mbahet. Pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës së sotme, seanca është shtyer për datë 29 Mars, në ora 11:00.

Të lartpërmendurit po akuzohen nga Prokuroria Speciale, gjegjësisht Prokurori Special Naim Abazi, sepse në pikë kalimin kufitar tek Hani i Elezit, në zyrën e Evidencës Paraprake si dhe gjatë patrullimit si Njësi e Anti Kontrabandës, në pjesën veriore por edhe në pjesët tjera të vendit, të pandehurit Tomislav Dimic, Mensur Stagova, Vladan Ljubic, Verodrag Miletic, Admir Sejdiu, Andrija Cavic, Mirko Jevtic, në cilësinë e personave zyrtarë – zyrtar doganor, dhe i pandehuri Arben Aliu, në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor, në vazhdimësi secili vec e vec por edhe duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, kanë pranuar mjete monetare në shuma të ndryshme nga vozitës të kompanive të ndryshme dhe persona të tjerë, duke iu mundësuar atyre që të kalojnë më shpejtë por edhe duke shmangur mbikëqyrjen e rregullt doganore dhe kontrollin e rregullt kufitar. Rrjedhimisht kanë vepruar në kundërshtim me nenin 41 par. 1 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, nenin 10 të Ligjit për Policinë e Kosovës dhe nenin 12 të Ligjit për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, andaj Tomislav Dimic, Vladan Ljubic, Admir Sejdiu, Mensur Stagova, Arben Aliu, Andrija Cavic, Mirko Jevtic dhe Verodrag Miletic po akuzohen sepse në bazë të aktakuzës ekzistojnë dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrje Rryshfeti”. Ndërsa të pandehurit Dardan Isaj, Sabri Spahiu, Ahmet Abazi dhe Bajram Krasniqi po akuzohen për veprën penale “Dhënie Rryshfeti”.

Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rina Murseli

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter